Kjo është një foto e triumfit. Dymbëdhjetë gra të reja, duke qeshur para aparatit më 1945. Pas tyre qëndron një luftë katër vjeçare - katër vjet luftë për vdekje dhe mbijetesë.
Tani ato janë në mesin e snajperëve më të mirë të Luftës së Dytë Botërore. Bilanci i tyre vdekjeprurës: Të paktën 775, gjermanë dhe aleatë të tyre, transmeton Telegrafi.Në qershorin e vitit 1941, kur Gjermania e Hitlerit vendosi të sulmonte Bashkimin Sovjetik, shumica e grave dolën vullnetare në frontin e luftës.Ato u aktivizuan me entuziazëm në luftë. Dhe kjo për shkakun se ushtria gjermane dëshironte të sundonte vendin e tyre.
Ekspertët vlerësojnë se në vitin 1943 ka pasur më shumë se dymijë snajperiste femra në forcat sovjetike.
Më shumë se 800 mijë gra morën pjesë në luftë me Ushtrinë e Kuqe. Kur ato u larguan nga shtëpitë e prindërve të tyre, shumica ishin të pamartuara dhe pa fëmijë.
Nga dymijë snajperistet, thuhet se vetëm 500 i kanë shpëtuar vdekjes.Për ushtrinë gjermane, ushtarët snajperiste, gjithsesi ishin një rrezik i madh. Nga këto ushtare thuhet se kanë gjetur vdekjen rreth 12 mijë viktima.
Gratë në fotografi nuk janë vetëm ato më të rrezikshmet nga snajperistet e Bashkimit Sovjetik.
Ljudmila Pawlitschenko, e vetme, në luftimet e ashpra kishte vrarë më shumë se 300 ushtarë dhe oficerë të armikut. Atëherë ajo ishte vetëm 25 vjeçare.Ishte e para qytetare sovjetike që u prit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, Franklin D. Roosevelt dhe në vitin 1943 asaj i ishte dedikuar edhe një pullë sovjetike.