/ / Emigrantët nga Kosova, në stalla të Francës

Emigrantët nga Kosova, në stalla të Francës

Të tmerrshme janë kushtet në vendet e improvizuar në të cilat po qëndrojnë kosovarët në shtete të Evropës. Të premten televizioni France 3 ka sjell një tjetër reportazh nga një fermë e kthyer në vendqëndrim për qindra kosovarë, që po vazhdojnë çdo ditë ta lënë Kosovën për të kërkuar një jetë më të mirë, raporton KTV.
Në stalla të fermave flenë kosovarët që vazhdojnë të ikin nga Kosova. Si të tmerrshme e përshkruan gjendjen e tyre televizioni francez, në kampin e improvizuar në Mulhouse, në kufi me Zvicrën.
Ata detyrohen të flenë në këso vendesh për afro një muaj, ndërkaq gjendja është emergjente.
Afër 150 njerëz thërrasin çdo ditë numrin e emergjencës për të kërkuar ndihmë për gjendjen e tyre.
Azilkërkuesit nga Kosova janë të detyruar të ushqehen vetë dhe të gjejnë strehim në këtë fermë, apo stacione trenash e autobusësh, pasi nuk është e mundur të vendoseshin të gjithë në shtëpi të azilkërkuesve për shkak të numrin të madh të tyre.
“Arsyeja që kemi ardhur këtu është sepse kishim nevojë për ndihmë për shkak të situatës në të cilën gjendeshim. Jemi obliguar me i lënë të gjitha dhe me braktis vendin tonë. Për këtë duhet ta durojmë situatën ku gjendemi tash, sepse s’ka kthim mbrapa”, ka thënë azilkërkuesi Edmond Hoxha.
Disa organizata janë duke u munduar t’ju dalin në ndihmë, por problemi qëndron te Qeveria, thotë Francë 3, sepse ata janë këmbëngulës për të mos u dhënë azil, përcjell koha.net.
“Kam shpresa të mëdha në këto shoqata, që do të mund të na ndihmojë që të gjejmë një vend për tu strehuar”, thotë Arton Shala, një tjetër azilkërkues.
Ndërkohë, nga Prishtina vazhdojnë çdo natë në orën 21 të nisen dhjetëra autobusë që përmes Serbisë të ikin në vendet evropiane. Të enjten në mbrëmje janë nisur më shumë se 10 prej tyre dhe siç shihet në këto video të dërguar për Ikoha, tollovia ka qenë e madhe.
“Jemi detyruar ta thërrasim Policinë që të mbajë rend për shkak se udhëtarët kanë dashur që të gjithë të hipnin në autobus. Biletat janë shitur deri për ditën e diel të kësaj jave dhe nuk ka asnjë vend të lirë deri javën e ardhshme”, ka thënë një punëtor i Stacionit të autobusëve në Prishtinë, në kushte anonimitetit, përcjell koha.net.
Policia kufitare e Serbisë të premten ka arrestuar 18 kosovarë, të cilët po tentonin ilegalisht të kalonin kufirin nga Subotica në Hungari.
Sipas mediave serbe në këtë rast janë arrestuar edhe katër persona nga Subotica dhe Prizreni për kontrabandë me qenie njerëzore.
Rreth 70 për qind e të rinjve në Kosovë janë të papunë, kurse 500 mijë qytetarë llogaritet se jetojnë me vetëm 1.72 euro në ditë. /KTV/

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post