/ / Doktoresha nga Bujanoci, po i mjekon minatorët grevist të Trepçës!

Doktoresha nga Bujanoci, po i mjekon minatorët grevist të Trepçës!

Gjendja shëndetësore e minatorëve tani për tani është stabile, edhe pse disa prej tyre kanë telashe, pasi që shumica e grevistëve vuajnë nga sëmundjet e ndryshme kronike dhe u nevojitet terapi, ka deklaruar drejtoresha e Shëndetësisë në Mitrovicë, Nexharije Islami Pllana.
Këtë deklaratë ajo e bëri pas vizitës që u bëri minatorëve grevist në horizontet e Minierës në Stan Tërg, ku është interesuar për shëndetin e tyre.
Sipas saj, disa nga minatorët ankoheshin për dhembje të kokës, mundim të lukthit, pastaj probleme me sy, dhe ne i siguruam ata se do të dërgojmë ekipet tona emergjente, përfshirë edhe teknikët medicinal, për tu dalë në ndihmë.
“Përveç kësaj, ne do tu dërgojmë edhe barnat që u nevojiten pasi që ata ishin të vendosur që të vazhdojnë grevën e tyre. Ne si personel shëndetësor jemi mobilizuar dhe jemi të gatshëm të intervenojmë në rast nevoje në çfarëdo situate dhe në çdo kohë”, ka thënë Pllana.
Ajo njoftoj po ashtu se mantelbardhët janë të përgatitur për çfarëdo situate, duke përfshirë këtu edhe rezervimin e shtretërve nëse vjen puna deri te përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të ndonjërit nga grevistët deri në at masë sa është e nevojshme shtrirja e tij në spital.
Nexharije Islami Pllana, me prejardhje është nga Bujanoci, por e martuar në Mitrovicë, ku prej disa javëve, po ushtron funksionin e drejtoreshës së Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post