Kur premtimet e politikave mashtruese dështojnë dhe nuk realizohen, kemi grumbull të rinjsh të diplomuar që presin radhë për të pastruar apo shitur në markete të ndryshme në Tetovë. Në një Market në Tetovë kanë aplikuar mbi 200 të diplomuar për 10 vende pune si shitës dhe pastrues.
Menaxheri i Marketit i cili dëshironte të ngelej anonim me keqardhje u shpreh për TetovaSot se të diplomuarit me diploma të ndryshme universitare lusin për të shitur në Market, kjo pra është mjerim dhe për të vajtuar se në çfar gjendje kemi ardhur si popull.
“Për 10 vende pune shitës në market, kanë aplikuar 200 të diplomuar me diploma të ndryshme. Nuk kemi shpallur askund se kërkojmë punëtor vet kanë kuptuar dhe vijnë çdo ditë e i sjellin CV. Janë në gjendje të punojnë gjithçka, ka edhe disa që pajtohen edhe pastrues vetëm e vetëm të punojnë diçka” shprehet menaxheri i Marketit në Tetovë.
Ndryshe çdo ditë rriten të rinjtë shqiptarë të diplomuar dhe që bredhin rrugëve ose ikin nga shtetet e Europës për të mbijetuar, ndërsa premtimet e politikanëve mbeten vetëm premtime.