/ / Rrugëve të emigrantëve nëpër Hungari (Foto)

Rrugëve të emigrantëve nëpër Hungari (Foto)

Me Detin Mesdhe të trazuar dhe rrugët tjera të bllokuara me tela gjemborë, ata që po synojnë emigrimin po marrin rrugë të reja për të hyrë në territorin e Bashkimit Evropian: përmes Hungarisë.
Të ardhur gjithandej nga Afganistani, Siria, Kosova e Shqipëria, mijëra emigrantë po hyjnë në Hungari për të kërkuar azil, duke e bërë vendin pikën kryesore të transitit të BE-së.
Numri në rritje i emigrantëve ka inkurajuar djathtistët ekstremë dhe lëvizjet anti-islame në Evropën Perëndimore. Këto valë emigrantësh po shkaktojnë tendosje edhe në vendet e largëta si Asotthalom, një fshat hungarez në afërsi të kufirit me Serbinë ku po vërshojnë emigrantët.
AP-ja thotë se reporterët e tyre kanë parë shumë grupe emigrantësh nëpër këtë fshat, pasi kanë kaluar kufirin me Serbinë, ndërsa për fshatarët situata po bëhet “praktikisht e papërballueshme”.
Deri më tani, gjatë vitit 2014, në Hungari ka pasur 35 mijë kërkesa për azil, krahasuar me 18.900 një vit më parë. Prej tyre, 12.500 kërkesa janë bërë vetëm gjatë dhjetorit, raporton AP-ja.
Rreth gjysma e këtyre kërkesave janë bërë nga kosovarët.
“Kam ikur pasi dua ta gjej një jetë më të mirë”, thotë Albana Shabani, 22 vjeçare e cila u largua nga Kosova me burrin e saj. Që të dy të papunë, ata ndjenë se nuk ka perspektivë për të gjetur punë në Kosovë, një nga vendet më të varfra në Evropë.
Ata udhëtuan me autobus deri në Suboticë, në veri të Serbisë. Nga aty, ata përdorën GPS-në në telefonët e tyre mobilë dhe bënë një udhëtim treorësh këmbë në Hungari ku u kapën nga policia në Asotthalom.
Si shumë kosovarë, ata u nisën për Gjermani, raporton AP.


Image
Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image
Image

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post