/ / Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në Ballkan

Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në Ballkan

Reshjet e pandërprera të borës kanë vështirësuar qarkullimin në disa zona në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Policia rekomandon për pajise me goma dimri dhe zinxhirë
Reshjet e pandërprera të borës kanë vështirësuar qarkullim në shumë rajone të Kosovës. Edhe pse të gjitha rrugët janë kalueshme, megjithatë qarkullimi në disa zona mbetet shumë i rënduar, kurse magjistralja që lidhë Kosovën me malin e Zi nëpër Kullë konsiderohet e pakalueshme.
Në disa zona, përfshirë Drenicën, Karadakun, malësinë e Sharrit veturat mund të kalojnë vetëm me zinxhirë, ndryshe bora nuk është heqë nga rrugët.
Në rajonin e Gjakovës trashësia e borës ka arritur deri 40 centimetra, ndërsa vështirësi në qarkullim ka edhe në Prishtinë, Gjilan e Ferizaj. Ndërsa mediet lokale në Kosovës raportojnë për vështirës qarkullimi në magjistralan Prishtinë-Pejë, sidomos te fshati Dollc i Klinës.
Edhe në Maqedoni ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkaka të reshjeve të pandërprera të borës.
Auto Moto Lidhja e Maqedonisë informoi se në të gjitha akset rrugore po zhvillohet komunikacioni në kushte të dimrit me rrugë të lagështa dhe mbetje të borës.
Mbrëmë nga ora 18.00 ishte urdhëruar ndalesë për lëvizjen e mjeteve të rënda në kalimin malor Strazhë që lidh Gostivarin dhe Kërçovën, për shkak të reshjeve intensive të borës.
Po ashtu edhe aksin rrugor Strugë – Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i kamionëve dhe mjeteve tjera të rëndë.
Edhe në Shqipëri, sidomos në rajonin e Kukësit dhe të Korçës është vështirësuar qarkullimi nëpër rrugë. Sipas medieve shqiptare, bëhet e ditur se bora në zonat malore ka nisur me intensitet të lartë, ndërkohë që shpejtësia e erës është e konsiderueshme.
Sipas shtabit të Emergjencave Civile, gjatë orëve të natës, në të gjitha akset rrugore ka pasur ngrica, të cilat kanë detyruar kompanitë e pastrimit të rrugëve që të hedhin kripë, për të parandaluar aksidentet e mundshme rrugore.
Bora me intensitet është duke rënë edhe në pjesën e “Rrugës së Kombit”, ku në terren kanë dalë 8 mjete borëpastruese për të mbajtur të hapur rrugën në të dyja korsitë. Policia Rrugore, ndërkohë, vijon që të patrullojë të gjitha akset rrugore dhe ka apeluar, që drejtuesit e automjeteve të pajisen me mjete dimërore.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post