/ / Po Zbrazet Fshati Muçibabë, Pesë Familje Nisen Për Në Hungari

Po Zbrazet Fshati Muçibabë, Pesë Familje Nisen Për Në Hungari

Vehid Ibrahimi përfaqësues i fshatit tha për rajonipress se të premten pesë familje me 27 anëtar janë nisur për në Hungari. Ata shitën kuajt, gomarët dhe drutë për të nxjerr biletat. Komuna na injoroj dhe nuk bëri asnjë investim. Ujin ende e bajm me gomar, rruga është e shkatërruar kurse investimet janë zero në këtë zonë thotë Ibrahimi.
Pesë familje me 27 anëtar nga fshati Muçibabë këtë të premte kanë paketuar valixhet dhe janë nisur për në Hungari raporton rajonipress.
Vehid Ibrahimi përfaqësues i këtij fshati tha për rajonipress se këto familje kanë shitur tërë pasurin që kishin. “Ata i shitën kuajt, gomarët, drut për të nxjerr biletat dhe janë nisur për në Hungari. Ishte atmosferë e rëndë kur i pash këto familje, por gjithçka po e bëjnë nga zhgënjimi i madh që janë të papunë dhe pa kushte elementare për jetë”.
Ibrahimi thotë se në këtë fshat ende uji transportohet e ngarkohet në gomar. “Komuna nuk bëri asnjë investim as në ujë, as në kanalizim e as në infrastrukturë rrugore. Investimet në këtë brez kufitarë janë zero dhe askush nuk ka dalë pasi janë kryer zgjedhjet” shprehet i revoltuar Ibrahimi.
Ibrahimi tha se papunësia e madhe dhe kushtet ekstreme të rënda për jetesë kanë detyruar këto familje t`ia mësyjnë migrimit. “Edhe unë sot nuk kam pare se asnjë sekondë nuk rri në fshat. Unë ende po mbajë pak shpresë se do të bëhet mirë, përndryshe nuk kisha qëndruar vetëm në këtë zonë” thotë Ibrahimi.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post