/ / Po trafikonin 39 emigrantë, ndalohen dy preshevarë

Po trafikonin 39 emigrantë, ndalohen dy preshevarë

Policia e Vranjës, në rrugën regjionale afër fshatit Pavlovc, ka ndaluar furgonin në të cilin gjendeshin 39 emigrant ilegal.
Siç njofton policia, automjeti me targa të Vranjës, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, e drejtonte i mituri nga rajoni i Komunës së Preshevës, ndërsa në ulësen e bashkudhëtarit gjendej N.H. (1995) nga Presheva, raporton Titulli.com.
Pas mbajtjes së caktuar, i dyshuari N.H. me padi penale është proceduar në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë nën dyshimin se ka kryer vepër penale, kalim të palejuar të kufirit shtetëror dhe kontrabandim me njerëz si dhe falsifikim të dokumenteve.
Ndërsa i mituri do të gjykohet me procedurë e zakonshme për shkak të dyshimit se ka kryer të njëjtat vepra penale.
Vlen theksua se gjatë fundjavës që lamë pas, Policia e Nishit arrestoi një 18 vjeçar nga Presheva i cili po transportonte 22 shtetas të Afganistanit./Titulli.com/

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post