Ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ilir Beqja, është nisur drejt Malit të Zi.
Në një prononcim telefonik për "A1 Report", ministri tha se ende nuk ka një informacion të saktë në lidhje me shëndetin e shqiptarëve të aksidentuar.
Ndërkaq, këshilltari për mediat në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Glevi Dervishi, thotë se nga informacionet zyrtare që kanë ardhur nga ambasada shqiptare në Podgoricë, ende nuk bëhet fjalë për jetë të humbura, por për një grua të plagosur rëndë.
Dervishi thotë se në autobus ndodheshin 25 shqiptarë, të cilët kishin udhëtuar për turizëm drejt Dubrovnikut.
Nga informacionet e deritanishme, në lidhje me shkaqet e aksidentit, bëhet fjalë për një terren të vështirë (në atë segment rruge), por edhe si pasojë e kushteve të vështira klimaterike.