/ / Në Maxharrë të Malishevës gjuhen me kallash për një pusetë kanalizimi

Në Maxharrë të Malishevës gjuhen me kallash për një pusetë kanalizimi

Një pusetë kanalizimi ka qenë shkaku i një konflikti të armatosur mes dy personave në fshatin Maxharrë të Malishevës. 
Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se në fshatin Maxharrë të Malishevës, sot rreth orës 13:25, dy fshatarë nuk kishin mundur të merren vesh për lokacionin e një pusetë gjatë vendosjes së kanalizimit të fshatit, me ç’ rast kishte plasur sherri  deri në kacafytje fizike në mes tyre. Më pas, njëri nga të dyshuarit, sipas policisë kishte shkuar në shtëpi dhe ishte kthyer i armatosur me kallashnikov. 
Policia thotë se ende nuk janë zbardhur në tërësi rrethanat e rastit por, në vendin e ngjarjes, për përpos kallashnikovit, janë sekuestruar edhe tetë gëzhoja të fishekëve të cilat dyshohet të jenë shkrepur në këtë rast. 
Me urdhër të prokurorit të shtetit, dy meshkuj po mbahen nën masën e arrestit policor në cilësi të personave të dyshuar. 
Raportohet se ka pasur edhe të lënduar që morën trajtim mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post