Xhudistja kosovare, kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, sot është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2014 në të gjitha kategoritë e këtij sporti.
Këtë çmim, në vlerë prej 50 mijë dollarëve, ja ka sjellë në Prishtinë, vetë Presidenti i Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizner.
Majlinda është xhudistja që gjatë këtij viti ka arritur të marrë mbi 4 mijë pikë në të gjitha garat, dhe me këtë është xhudistja me më së shumti pikë nga të gjithë konkurrentët e saj në botë të të gjitha kategorive dhe të dy gjinive.
Në këtë ceremoni ka qenë prezent edhe ish ministri i Sportit Memli Krasniqi, në këtë rast në cilësinë e Kryetarit të Nderit të Federatës së Xhudos së Kosovës, i cili ka falënderuar Kryetarin Vizner për kontributin e tij për ndërkombëtarizimin e xhudos së Kosovës dhe të sporteve tjera.