Disa figura politike e civile në Luginë shprehen pesimist lidhur me angazhimin e qeverisë së re të Kosovës ndaj çështjes së shqiptarëve në komunat Bujanoc, Preshevë, Medvegjë.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka deklaruar për agjencinë FoNet se formimi i Qeverisë së Kosovës pozitivisht do të ndikojë në situatën në rajon dhe ndaj pozitës së shqiptarëve në territorin e Komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
"Secili formim i qeverisë në cilindo shtet, por edhe kjo në Republikën e Kosovës fqinje, do t'i kontribuojë organizimit të vetë atij shteti dhe vendosjes së marrëdhënieve të mira", ka thënë Mustafa. Ai "nuk e përjashton" mundësinë e vazhdimit të bisedave në Bruksel midis Beogradit dhe Prishtinës, për të cilat thotë se "me siguri do të ndikojnë edhe në jetën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës".
"Këtu presim, por kemi pritur edhe nga qeveritë e mëparshme në Kosovë, që të ndihmojnë që shqiptarët në Luginën e Preshevës t'i gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara sipas standardeve në nivelin më të lartë", ka theksuar Mustafa. Ai "nuk beson"se incidentet në Maqedoni "do të ndikojnë në situatën në Luginën e Preshevës" dhe shpjegon se këto janë "çështje të brendshme të vetë shtetit fqinj Maqedonisë".
"Nuk besoj se ky është kriminalitet i organizuar në rajon", ka thënë Mustafa, i cili konsideron se "qytetarët në Luginën e Preshevës, ku ekziston rendi dhe paqja, janë të vetëdijshëm se problemet do të duhej të zgjidhen me dialog". Edhe zëvendësi i kryetarit të Komunës së Preshevës dhe kryetarii Unionit Demokratik i Luginës së Preshevës Skender Destani thekson se është mirë që, pas gjashtë muajsh, është formuar Qeveria e Kosovës dhe e parasheh se kjo do ta përforcojë dialogun e Beogradit dhe të Prishtinës, transmeton Titulli.
"Qeverinë e Kosovës e përbëjnë dy partitë më të mëdha. Mendoj se në këtë pikëpamje do të jetë mjaft mirë", ka vlerësuar Destani dhe ka theksuar se “reperkusioni i kësaj Qeverie në Luginën e Preshevës do të jetë si edhe më parë". "Nuk besoj se zoti Thaçi dhe zoti Mustafa do të ndryshojnë mënyrën e punës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës" ka vlerësuar Destani.
"Nga kjo anë, unë fare nuk mendoj se është mirë", ka bërë me dije ai dhe ka shpjeguar se "këta të dytë asnjëherë deri më tani nuk kanë pasur vetëdije se duhet t'u ndihmojnë qytetarëve në Luginën e Preshevës". "Në këtë pikëpamje unë jam pesimist dhe nuk besoj se ne këtu do të fitojmë ndonjë gjë me formimin e kësaj Qeverie.
Përkundrazi, mundemi të humbim më shumë, sepse ky koalicion shkon nga ajo që t'i përforcojë pozitat e veta në Kosovë, duke mos iu referuar brengave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës", konsideron Destani. Sipas fjalëve të tij, "kjo çfarë ka ndodhur në Tetovë dhe në Kumanovë gjatë këtyre ditëve fare nuk ka ndikim ose refleksione në Luginën e Preshevës dhe për krijimin e tensioneve kombëtare midis shqiptarëve dhe serbëve"."Mendoj se në këtë pikëpamje do të shtohen tensionet në marrëdhëniet midis maqedonasve dhe shqiptarëve, sepse kështu minohet kjo paqe e ndjeshme e cila ekziston në Maqedoni midis pushtetit dhe shqiptarëve të cilët jetojnë atje", ka thënë Destani.
Nga Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Naser Aziri konsideron se zvarritja me formimin e Qeverisë së Kosovës negativisht ka ndikuar në vetë Kosovën, por edhe në ambientin përreth, "pra edhe ndaj Luginës së Preshevës".
"Shpresoj se secili stabilitet i institucioneve në Kosovë do të ndikojë në stabilizimin e gjendjes dhe ndaj tensioneve edhe në Luginën e Preshevës", ka thënë Aziri.Ai e ka rikujtuar se në këtë Qeveri është e përfshirë edhe pakica serbe e cila jeton në Kosovë dhe e cila i ka garancitë nga Beogradi, për dallim nga e mëparshmja" në të cilën serbët nuk kanë qenë me pajtim me Republikën e Serbisë"."Mendoj se formimi i Qeverisë së Kosovës është mjaft pozitive edhe për vetë Kosovën, por edhe për Luginën e Preshevës", ka vlerësuar Aziri dhe ka theksuar se në perspektivë përparimi në marrëdhëniet midis "Kosovës dhe Serbisë me siguri do të ndikojë edhe ndaj Luginës së Preshevës”, transmeton Titulli.
"Sepse, secili mosharmonizim i marrëdhënieve dhe problemet e pazgjidhura ndikojnë edhe ndaj serbëve të cilët jetojnë në Kosovë edhe ndaj shqiptarëve të cilët jetojnë këtu", ka shpjeguar Aziri, i cili gjithashtu mendon se "ngjarjet në Maqedoni nuk kanë ndonjë ndikim në Luginën e Preshevës". Edhe gjatë këtij viti në Maqedoni ka pasur incidente dhe tubime të protestës, "por kjo nuk ka ndikuar ndaj Luginës së Preshevës dhe ndaj Ballkanit Perëndimor",ka thënë Aziri, i cili "mendon se bëhet fjalë për incidente të izoluara, edhe pse këto janë mjaft të rëndësishme për vetë Maqedoninë". "Mirëpo, personalisht, e kam bindjen se këto incidente janë të lokalizuara dhe që nuk do të kenë ndikim te ne në Luginën e Preshevës", ka vlerësuar Aziri.
Kryetari i Këshillit për të Drejta të Njeriut në Preshevë, Belgzim Kamberi nuk pret shumë nga Qeveria e re e Kosovës, kurse shkaqet e problemeve në Maqedoni i sheh në këtë "që nuk po funksionon shteti".
"Shteti nuk është funksional në planin social, ekonomik dhe politik", ka vlerësuar Kamberi dhe ka theksuar se shkaqet "e dhunës, e cila ka qenë, e ndoshta do të jetë edhe më e madhe më vonë", në modelin dhe sistemin neoliberal dhe të centralizuar.Prandaj ai "nuk pret asgjë pozitive në Maqedoni", por është pesimist edhe sa i përket Qeverisë së re të Kosovës.
Sipas vlerësimit të Kamberit, Qeveria e Kosovës është "formuar me presione të bashkësisë ndërkombëtare edhe më shumë është e interesuar për të ashtuquajturin stabilitet se sa për drejtësi". Ai konsideron se "kjo Qeveri është formuar nën ndikimin e Aleksandar Vuçiqit" dhe shpjegon se ajo i ka tre kryeministra, kështu që "varet shumë nga Beogradi, e që nuk i intereson gjendja në Preshevë, Bujanoc dhe në Medvegjë".
"Kjo është Qeveri e cila ka kontinuitet me të mëparshmen. Në të Hashim Thaçi ende ka ndikim të madh. Ata do të jenë më shumë të orientuar për marrëdhëniet me serbët në Kosovë. E kanë dëshmuar gjatë shtatë vjetëve të shkuara se nuk janë të interesuar për Luginën e Preshevës", ka theksuar Kamberi.
Mirëpo, një nga ish-komandantët vendorë të UÇPBM Orhan Rexhepi, konsideron se situata në rajon "po bëhet tejet serioze", dhe konstaton se Gjermania gjatë verës në Konferencën e Berlinit "i ka nxjerrë shqiptarët në sipërfaqe, si populli më i rëndësishëm në Ballkan",transmeton Titulli.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shpallur për "udhëheqës" të shqiptarëve të tërë Ballkanit, kurse Serbia, sipas vlerësimit të Rexhepit, është gjithnjë e më e dobët në kontekstin e mjedisit rrethues të NATO-s, mosdaljes në det dhe anulimit të Rrjedhës së Jugut. Prandaj, ka përfunduar Rexhepi, të gjitha parakushtet që tërë kjo të rimodelohet në dimension të ri gjeostrategjik të tërë Ballkanit,"natyrisht më në fund në favor të shqiptarëve"./Titulli.com/