/ / Kthehen kolonat në Merdare, pritje 3 orë e gjysmë

Kthehen kolonat në Merdare, pritje 3 orë e gjysmë

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë me dije se si rezultat i shtimit të fluksit të automjeteve dhe procedurave kufitare, në Merdare pritjet në hyrje të Kosovës tani janë diku rreth 3 ore deri në 3 orë e 30 minuta.
Kjo për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve qe vijnë për pushime në Kosovë, ndërsa në dalje pritje nuk ka përveç kohëzgjatjes normale prej 05-10 minuta, deri sa të kryhen procedurat kufitare.
Pritje ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, përmes të cilës për të hyrë në Kosovë duhet pritur prej 30 minuta deri 1 orë. Kurse në dalje nuk ka pritje.
Situata rreth pritjeve të kalimit kufitar mund të ndryshojë varësisht prej frekuentimit të automjeteve, ndërsa Policia e Kosovës, thotë se vazhdon me masat shtese, me prezencë me te shtuar të personelit policorë, në mënyrë që të ndikojë në zvogëlimin e pritjeve dhe t’ju mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar në pjesën e RKS-së.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post