Me iniciativen e fondit humanitar të komunës se Preshevës dhe ndihmës së ofruar nga shumë persona bujar, familjes Ismaili ëndrra për të patur një kulm mbi kokë dhe një jetë normale sot iu bë realitet!
Fondi humanitar i Komunës së Preshevës kishte ndarë një shumë prej 200.000 din si dhe është marrë me organizimin dhe mbarevajtjen e punës.
“Për ndertimin e shtëpisë, lyerjen nga brenda, mobiljet është kujdesur z.Selajdin Mustafa, NPSH “Fluidi” Zhunicë, material ndertimi (rërë) Isa Mahmuti nga Zhunica, izolimin dhe lyerjen e shtëpisë nga jashtë mundesoi Kadri Hamidi nga Presheva (stacioni hekurudhor), dritaret dhe dyert i siguroi z. Dalip Beqiri nga Bushtrani, kuzhina është dhuruar nga zdrukthtaria “Burimi” nga Zhunica, derën e hyrjen dhe punësim për pronarin e shtëpisë Dritonin, bëri të mundur Albin Hetemi nga fshati Corroticë, kyçjen e rrymës, punën pa pages e bëri, Ejup Ramadani nga fshati Zhunicë, Materialin e rrymës siguroi Mihat Aqifi, pronar i Restorant Romanca në Zhunicë, banjon dhe kyçjen e ujit, punen pa pages e bëri Rahim Jusufi, Zhunicë, Kurse NTP “Moravica” kontriboi duke e liruar nga taksat pronarin për kycjen e ujit, kurse punen pa pages në vendosjen e llaminatit u kujdes Jakup Nexhibi nga Geraj” ka thënë për presheva.com Albina Bajrami, sekretare e fondit humanitar.