Në vendkalimin mes Kosovës dhe Serbisë, Dheu i Bardhë – Konçul, Policia e Kufitare e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka arrestuar një të dyshuar për kontrabandim të njerëzve.
Siç transmeton rajonipress njoftimin e policisë, në këtë pikëkalim mes dy vendeve, policia ka arrestuar një mashkuall Ashkali pasi që dyshohet se i njëjti me autobus, ka tentuar që tre meshkuj shqiptarë të Kosovës t’i dërgojë në drejtim të shteteve të BE-së duke iu marrë viktimave nga 450 euro.
I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.