/ / Arrestohen tre persona për trafikim me njerëz, një serb dhe dy shqiptarë, njëri nga Dobrosini dhe tjetri nga Tërrnoci

Arrestohen tre persona për trafikim me njerëz, një serb dhe dy shqiptarë, njëri nga Dobrosini dhe tjetri nga Tërrnoci

Vetëm në tri ditët e fundit në rajonin e Gjilanit gjegjësisht në pikat kufitare “Dheu i Bardhë” dhe Muçibabë janë arrestuar katër kontrabandues, prej tyre tre shqiptar dhe një serb. Tek Bashkim Aliu i cili po transportonte dy të rinj rrugëve ilegale janë gjetur edhe formularë të hyrje daljeve të Republikës së Serbisë të lëshuara nga Policia në Konçul. Të arrestuarit tjerë janë: Milivoje Petroviq nga Kufca e Epërme ish polic i kohës së Millosheviqit, Fadil Salimani nga Dobrosini dhe Agron Salihu nga Tërrnoci.
Përkundër goditjes që po marrin kontrabanduesit nga ana e policisë dhe prokurorisë së Gjilanit megjithatë ikja masive e kosovarëve po vazhdon drejtë Hungarisë. Vetëm në tri ditët e fundit Prokuroria e Gjilanit ka goditur një rrjet të organizuar kontrabanduesish thotë për rajonipress Arben Kadriu prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan, raporton rajonipress. Kadriu tha se tashmë prapa grilave ndodhen: Bashkim Aliu, Milivoje Petroviq nga Kufca e Epërme, Fadil Salimani nga Dobrosini (Serbia) dhe Agron Salihu nga Tërnoci (Serbia). Kadriu ka konfirmuar arrestimet e tyre dhe tha se nuk do të ketë tolerancë për grupet e tilla që po kontrabandojnë kosovarë drejtë Hungarisë. Rasti më interesantë ndërkaq mbetet ai i Bashkim Aliut. Sipas burimeve të policisë më datën 18 dhjetor 2014 rreth orës 16;25 në pikën kufitare në Muçibabë tek pika e vjetër në rrugën dytësore e cila lidh fshatin Muçibabë me Lagjen “Zekbashet”( Republika e Serbisë) është ndaluar vetura e të dyshuarit e tipit “Opel Korsa” ngjyrë e kuqe me targa të Kosovës të cilën e ngiste i dyshuari Bashkim Aliu i cili po i transportonte për në Preshevë të Serbisë rrugëve ilegale, dy të rinj nga Ferizaj të cilët kishin lidhur kontratë me të dyshimtin që për transportonte deri në Preshevë të i paguajnë nga 100 Euro ku me tu nisur nga Gjilani rreth orës 15;30 viktimat ia kishin dhënë 110 Euro ( njëri 60 euro ndërsa tjetri 50 euro) kurse edhe 90 euro tjera ishin marr vesh për t’ia dhënë pasi të mbërrijnë në Preshevë. Viktimat sipas policisë janë nga rrethi i Ferizajit. Sipas deklaratave të dy viktimave ata të enjten kishin rënë në kontakt me të dyshuarin (Bashkimin) në Stacionin e Autobusëve në Gjilan dhe ishin dakorduar që Bashkimi t’ua siguroj edhe formularët e Serbisë të cilët lëshohen gjatë hyrjes së qytetarëve kosovarë në Serbi me letërnjoftim sipas marrëveshjes për lëvizjen e lirë. Gjatë kontrollit tek viktimat janë gjetur formularët e Hyrje/Daljeve të Republikës së Serbië në emër të dy viktimave të cilët ishin lëshuar në Policinë Kufitare në Konqul me datën 18-12-2014 dhe vlenin deri më datën 02-01-2015. Këta formularë janë vulosur me dy vula origjinale me mbishkrimin cirilik ,,Republika Serbia”. Kurse i arrestuari tjetër Milivoje Petroviq (1964) nga Kufca e Epërme është ish polic i kohës së Millosheviqit. Ai ka kontrabanduar kosovar nga Gadimja, Lipjani dhe Prishtina. Kontrabandimin e ka bërë në mënyrë të organizuar derisa u ka marrë nga 450 euro kurse destinacioni i tyre ka qenë Subotica e më pas Franca. Fadil Salimani nga Dobrosini ka kontrabanduar dy shqiptar nga Vushtrria në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, derisa atyre u ka marrë nga 70 euro për person. I arrestuari tjetër Agron Salihu nga Tërrnoci është kapur duke kontrabanduar tre shqiptarë nga Lipjani dhe Ferizaji derisa viktimave u ka marrë nga 170 euro.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post