Ndërkohë ndërsa kryeministri Rama foli për Kosovën Radio Televizioni i Serbisë ndaloi përkthimin.
Kryeministri Edi Rama e ka bërë për ujë të ftohtë homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç gjatë konferencës për shtyp. Kosova është bërë shkak për deklarata shumë të forta nga ana e dy kryeministrave, pas një takimi 40-minutësh kokë më kokë mes tyre.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se Kosova është e pavarur dhe ky është një fakt. Por në këtë moment kryeministri Alaksandar Vucic, në shenjë demonstrative me një nënqeshje në fytyrë hoqi kufjen e përkthimit.
Vuçiç nuk mundi të përtypte dot deklaratën e homologut të tij shqiptar, se “Kosova e pavarur është një fakt”, duke e mbyllur konferencën para kohë e madje duke mos treguar respekt, e madje nuk i dha as dorën.
Ndërkohë ndërsa kryeministri Rama foli për Kosovën Radio Televizioni i Serbisë ndaloi përkthimin.