Behxhet Haziri, polic që nga viti 2002 tash është një i papunë për këto dy euro, rast ky për të cilin as Policia e as Inspektoriati Policor nuk kanë pranuar që të flasin. Ai në tetor të vitit 2014 u largua nga kjo detyrë.
Largimi i Hazirit ndodhi me arsyetimin se ai kishte marr të holla në vlerë prej 2 eurosh, nga një qytetar të cilit polici ia kishte kërkuar 5 euro, por në mungesë të të hollave qytetari ia kishte dhënë vetëm 2 euro.
Haziri ishte takuar me personin që e denoncoi në polici, gjatë rrugës përderisa ishte duke shkuar në Mitrovicë për një vizitë tek një i afërm dhe gjatë të njëjtës ditë ishte shoqëruar në polici nga kolegët e tij polic për rastin në fjalë.
Komisioni për Ankesa dhe Shpërblime kishte marr si të vërteta deklaratat e Astrit Mehmetit i cili në akuzën e tij kishte thënë se Polici Behxhet Haziri përderisa ishte në automjetin e tij, i kishte kërkuar të holla të cilat ai ia kishte dhënë, gjë që sipas policit Behxhet Haziri një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe kjo mund të jetë vetëm një gjë e montuar.
Sipas policit Haziri, denoncuesi nuk kishte përmendur nëse të hollat i ishin marrë në forme huaje, nën kërcënim, apo në formë mitoje.
Ish-polici Haziri deklaron se denoncuesi i rastit nuk kishte paraqitur asnjë provë, e gjithashtu policët të cilët e shoqëruan në polici as nuk e kontrolluan nëse kishte para për të cilat akuzohej se i kishte marrë, por pavarësisht kësaj ai sot është i papunë dhe thotë se nuk ka asnjë të ardhur.
Haziri thotë se policia asnjëherë nuk e kishte ballafaquar me denoncuesin për shkak të të cilit tanë nuk është më polic. Rasti është paraqitur edhe ne gjykatë.
Express i ka dërguar pyetje Policisë së Kosovës në lidhje me rastin, por deri më tani nuk janë përgjigjur.