Studentët e Luginës së Preshevës përveç që kohë pas kohe po përballen me probleme në pikën kufitare Tabanoc ata studentët shqiptarë po përballen tani edhe me sigurimin e përpilimeve të dokumenteve për të siguruar lejeqëndrimin në Maqedoni. Studentja me iniciale A.D nga Universiteti i Evropës Jug-Lindore thotë se përderisa ishte duke u futur në familjen e sa në Maqedoni, në një moment një polic e ka pyetur se a është studente dhe i ka kërkuar vendqëndrimin.
Duke mos e pasur e ka kthyer prapa, por pas disa minutave A.D ka arritur të futet në kolonën tjetër, sepse sipas saj aty veprohet sipas tekeve të policëve, që disa kërkojnë vendqëndrim e disa jo”. Nga ana tjetër studentëve të Luginës u është kërkuar edhe nga autoritetet e universiteteve që të përmbushin kushtet që kërkon ligji për të huajt për të rregulluar lejen e vendqëndrimit. Prindërit e studentëve shqiptar nga Bujanoci dhe Presheva, tani duhet të i kompletojnë këto dokumente dhe duhet të i dërgojnë studentëve për aplikim mbi lejimin e lejeqëndrimit në Maqedoni. Prindja e një studenti nga komuna e Bujanoci, emri i të cilës është i njohur për redaksinë thotë se, dokumentet që duhet siguruar nga komuna e Bujanocit janë, pasaporta, vërtetimi nga gjykata që nuk je i ndjekur penalisht, vërtetimi nga gjykata e lartë në Vranjë, që nuk je i gjykuar, vërtetimi që sigurimin shëndetësor dhe libreza e shëndetit, deklaratë e prindit që e financon të birin dhe fotografit. Të gjitha këto dokumente duhet të përkthehen dhe të noterizohen në Republikën e Maqedonisë e po ashtu të gjitha këto dokumente duhet të bëhen fotokopje. Ndërkaq kompletimi i dokumenteve në Republikën e Maqedonisë që duhet të bëhen nga studentët e Luginës janë, vërtetimi studentor, programi studimor, vërtetim që njeh gjuhën, formular për lejeqëndrim, formular vize, vërtetim nga konvikti dhe kartel bankare. Për të gjitha këto Unioni Studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni, ndihmon studentet që të aplikojnë në ambasadë në mënyrë kolektive që do të i mundësonte sa do pak të i kushtojnë më lirë. Nëse studenti, merr një vendim pozitivë nga ambasada e Maqedonisë në Beograd, pagesa që duhet bërë për këto nga vete aplikuesi është rreth 20 euro që janë në tri fletëpagesa. Pasi që studenti ka marrë vendimin nga ambasada edhe pasi ka hyrë në Maqedoni dhe është paraqitur në stacionin policorë duhet që të lajmërohet në Ministrin e Punëve të Brendshme, tek inspektorati i të huajve me vërtetim nga stacioni policorë dhe vendim të Ambasadës. Me këto dokumente studenti personalisht brenda 5 ditëve të paraqitet në Ministri për nënshkrimin e vendimit të ambasadës. Dhe si përfundim pas marrjes së këtij nënshkrimi, fillon afati kohorë për fotografim që është 25 ditë. Studenti duhet të paraqitet në ministri me këto dokumente në formë të kopjeve të përkthyera dhe të noterizuara në gjuhën maqedonase.