Doganierët kanë parandaluar shtetasin grek që të transportoj më shumë se pesë kilogram stoli argjendi, me vlerë rreth 16.000 euro, në vendkalimin kufitar të Preshevës.
Siç thuhet në njoftim të drejtorisë së doganës, transmeton presheva.com, tek greku janë gjetur 500 palë vathë, 300 unaza, 200 varëse për xinxhirë dhe aq zinxhirë, si dhe 80 hallka e katër komplete.
Udhëtari i kishte thënë doganierëve se stolitë i ka blerë në Greqi dhe ka pasë qëllim ti dërgoj dikujt në Beograd, ku dhe është nisur për pushim.