Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një virusi që ka pushtuar profilet e njerëzve në rrjetin social Facebook.
Virusi, që nuk dihet ende se nga kush është krijuar, në momentin që e klikoni, ai merr të drejtën që të bëjë postime në emrin tuaj tek persona të ndryshëm me komentin “Zbulo se kush e ka vizituar profilin e juaj”.
Duhet të kujtojmë se Facebook nuk lejon këtë mundësi (të shikoni se kush ua ka vizituar profilin tuaj), dhe vet krijuesi i rrjetit social në fjalë, Mark Zuckerbeg, ka deklaruar se kjo bie ndesh me politikat e faqes, prandaj, mos klikoni në atë link sepse automatikisht do të infektoheni me virusin “Spotify Me”.
Për ta pastruar profilin tuaj në Facebook nga ky virus, mjafton t’i ndiqni këta 3 hapa të thjeshtë:
1. Hyni në Settings (lartë në të djathtë të faqes)
2. Klikoni në Apps (anash në të majtë)
3. Afrojeni kursorin e mausit tek aplikacioni “Spotify Me” dhe klikoni mbi shenjën “X” që ju shfaqet afër tij.