/ / Sheshel: U gëzova për vrasjen e Gjinxhiçit

Sheshel: U gëzova për vrasjen e Gjinxhiçit

Lideri i Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshel, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se u gëzua shumë për vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjinxhiç, i cili u vra më 12 mars 2003.
"Serbia u çlirua nga tradhëtarët dhe mafiozët. Gjinxhiç ishte ana e errët e historisë së Serbisë dhe një nga gjërat më të errëta që ka ndodhur", tha Sheshel, i cili dje u kthye nga Haga, pasi tribunali i Hagës i dha liri të përkohshme.
Në seancën në Hagë në 2003, Shesheli deklaroi: "Unë sinqerisht jam i kënaqur kur kam dëgjuar se Gjinxhiç është vrarë, ai kishte vdekur. Këtu unë kam qenë i lumtur sepse Gjinxhiç ishte tradhtari më i madh i popullit të tij". 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post