Jovana Tintor nga Beogradi është profesoreshë e Gjuhës Shqipe në kryeqytetin serb.
Por ajo është e angazhuar edhe në një projekt në Kosovë, përkatësisht në komunën e Kamenicës.
"Dëshira ime në fillim nuk ishte të studioj gjuhën shqipe. Vitin e katërt e kam mbaruar në Tiranë. Jam shumë e lumtur që e kam studiuar gjuhën shqipe e jo ndonjë gjuhë tjetër", thotë ajo në një intervistë për TV Kamenica.
Ajo thotë se u jep mësim të gjuhës serbe shqiptarëve që punojnë në komunën e Kamenicës.
"Këtu jap mësimet e gjuhës serbe, shqiptarëve që punojnë në Komunën e Kamenicës", tha ajo.