Radiotelevizioni serb, ka ndaluar së përkthyeri fjalimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ndërkohë që ai po fliste për realitetin e krijuar në Ballkan dhe pavarësinë e Kosovës.
Rama ka folur më shumë se 10 minuta, por shumica e serbëve, nuk e kanë marrë vesh fjalimin e tij, në mungesë të përkthimit.
Pas konferencës nuk u lejuan as pyetje nga gazetarët.
Në anën tjetër Vucic ka reaguar ashpër ndaj Ramës, pas konferencës.
Ai as nuk ia ka zgjatur dorën kryeministrit shqiptar, ndërkohë që i ka bërë me dije se nuk ka qenë e paraparë të flitej për Kosovën.