/ / ​Rama për B92: Shqipëria e Madhe është mit, më habitë fakti se si provokoheni nga Kosova e pavarur

​Rama për B92: Shqipëria e Madhe është mit, më habitë fakti se si provokoheni nga Kosova e pavarur

Shqipëria e Madhe është një mit dhe nuk ka të bëjë asgjë me ne. Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për B92, kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Rama në këtë intervistë, ka thënë se projekti i shqiptarëve është një "Europë e Madhe" me të gjitha shtetet, përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë në të.
"Më tregoni një provë të vetme se cili politikan shqiptar ka bashkëpunuar me dikë për këtë idenë e Shqipërisë së Madhe", ka thënë Rama.
Kryeministri Rama ka thënë se e habitë fakti se dikush në Serbi provokohet nga qëndrimi se Kosova është shtet i pavarur.
“Për mua është magjespse se si ju mund të provokoheni nga kjo. Kjo nuk është diçka që unë e kam ëndërruar. Kjo është realitet. Shumë shtete me të cilat Serbia bashkëpunon e kanë njohur Kosovën si shtet”, ka thënë veç tjerash Rama.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post