/ / Rama në Preshevë: Do të mbrojmë interesat e motrave dhe vëllezërve tanë në këto troje

Rama në Preshevë: Do të mbrojmë interesat e motrave dhe vëllezërve tanë në këto troje

Kryeministri Edi Rama mbërriti në qytetin e Presheves. Para ndërteses së Bashkisë dhe Pallatit të Kulturës, ku po  mbahet edhe takimi i Kryeministrit me të zgjedhurit lokale me mijëra banorë të qyteteve shqiptarë në Luginën e Preshevës u grumbulluan me flamujt kombëtar kuqezi. 
"Jam i ndergjegjshem per situaten, sakrificat dhe varferine. Do mbrojme interesat e vellezerve dhe motrave tona ne keto troje. Barren e ndjej tani me shume pas ketij nderimi. Tani ndjehem nje nga qytetaret e ketyre territoreve", u shpreh Rama në takimin që po zhvillohet në Pallatin e Kulturës. 
Nderkohe qe jashte ne shesh degjohet muzike dhe njerezit me flamuj ne duart festojne, policia dhe xhandarmaria serbe ka krijuar disa rrathe sigurie. E gjithe Lugina është e rrethuar nga forca te shumta te policise dhe rruget e sheshet e Presheves kontrollohen nga forcat e rendit.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post