/ / Qytetarët e Kosovës të entuziazmuar me fjalimin e Ramës

Qytetarët e Kosovës të entuziazmuar me fjalimin e Ramës

Qytetarët e vlerësojnë në mënyra të ndryshme vizitën e kryeministrit shqiptar Edia Rama në Beograd.
Disa thonë se deklaratat e tij për Kosovën janë të duhura dhe të guximshme, ndërsa një pjesë tjetër thotë se Rama nuk do të duhej ta vizitoj Serbinë në këtë kohë.
Deklarata e kryeministrit Rama për Kosovën në Serbi, për Shefqet Islamin ka qenë e befasishme për gjithë kombin.
E Nexhmedin Fejziu, ka thënë se kjo deklaratë e kryeministrit Rama i ka pëlqyer shumë por që ka qenë në nivel të detyrës së tij.
Ndërsa, Ardian Zogaj, mendon se ajo çfarë ka thënë kryeministri shqiptarë është e mirë, por që nevojitet më shumë punë dhe jo vetëm fjalë.
Këtë deklaratë si të duhur e ka cilësuar edhe Shuhab Krasniqi, por ai gjithashtu mendon se një fjalim i tillë nuk ka aspak progres.
Pornjë gjë të tillë nuk e mendon edhe, Halil Berisha, i cili thotë se pa dyshim se është një përparim dhe guxim shumë i madh të thuhen ato fjalë në mes të Beogradit.
Kurse, Sezai Sylejmani, thotë se do të ketë progres pasi që ky takim është aranzhuar nga ndërkombëtarët.
Gjatë vizitës së tij në Beograd, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se ky është një fakt i pandryshueshëm dhe se Serbia duhet pranuar këtë gjë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post