/ / Personat e zhdukur: Kosova nesër në Beograd kërkesë për gërmime të reja

Personat e zhdukur: Kosova nesër në Beograd kërkesë për gërmime të reja

Nesër në Beograd, delegacioni i Kosovës në kuadër të Grupit për Persona të Zhdukur, do të takohet me delegacionin e Serbisë, ku ndër të tjera do të paraqitet kërkesa për fillimin e gërmimeve në lokacione të reja në rajonin e Rashkës. 
Delegacioni i Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, nën udhëheqjen e Kryetarit, Prof.dr. Pajazit Nushi, ka udhëtuar për në Beogard me qëllim të pjesëmarrjes në seancën e Grupit Punues, ku do të jetë i pranishëm edhe delegacioni i Serbisë. 
Sipas Udhëheqësit të Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, me të cilin ka folur lajmi.net, edhe në këtë takim, i cili pritet të mbahet nesër, delegacioni kosovarë do të mbajë në agjendë 'rastin e Rashkës', ku do të parashtrojë kerkesën për vazhdim të gërmimeve vlerësuese edhe në lokacione tjera të shënjuara në regjionin e Rashkës
“Po ashtu duke iu referuar Propozim Rendit të Ditës, dhe në bazë të praktikave, meqë takimi mbahet në fund të vitit, paraqitet edhe një përmbledhje mbi punën dhe angazhimin e institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Gara. 
Meqë takimi do të jetë publik të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur të Kosovës. 
Me këtë rast, Përfaqësuesi i Shoqatave Familjare në Komision, Bajram Qerkinaj i cili do të jetë i pranishëm gjatë takimit, duke folur për lajmi.net, ka vlerësuar mbajtjen e këtij takimi, duke paraqitur nevojën dhe kërkesën e familjareve për rezultate konkrete. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post