/ / Ndodh edhe kjo: 14 rrugë në Vushtrri me një mbiemër

Ndodh edhe kjo: 14 rrugë në Vushtrri me një mbiemër

Sankovci, një fshat i Vushtrrisë do të dallohet tash e tutje nga katundet e tjera. Ata nuk u lodhën të gjejnë emra të mendimtarëve tjerë me famë për t'i emërtuar rrugët, pasi ua lanë emrat e paraardhësve të vetë.
Në këtë fshat janë 14 rrugë që kanë mbiemrin e njëjtë: Cakaj.
Banorët që jetojnë këtu nuk i pengon ky realitet.
"Jemi krejt një mbiemër, edhe rrugët i kemi secili për shtëpi të vetën", tha për Klan Kosova një banor.
Nga ana tjetër zyrtarët komunal po thonë se rrugët u emërtuan para një viti e gjysëm me aprovim të Asamblesë Komunale dhe se gjithçka u bë sipas ligjit. Vendosja e tabelave nisi në fillim të kësaj jave.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post