Kryetari i ri i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Jonuz Musliu ka deklaruar se pret që ky Këshill në punën e mëtejshme do të ketë më shumë sukses se deri tani, pasi në të, si antarë, gjendet të gjithë përfaqësuesit e partive politke shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva.
Musliu ka thënë se KNSH do të ketë përkrahje të plotë të vetqeverisjeve lokale të Preshevës dhe Bujanocit.
"Mbledhja e ardhshme e KNSH do të ketë pozitën dhe opozitën, për këtë arsye janë edhe zgjedhjet, që dikush të fitoj e dikush të mbetet në opozitë" ka thënë Musliu, duke shtuar se për shkak të konflikt interesit do të jap dorëheqje si kryetari i Kuvendit komunal në Bujanoc ose funksionin e kryetarit të KNSH ta kryej në mënyrë vullnetare.