Japonezët kanë disa tradita të cilat është mirë që të merren për shembull tek të gjithë popujt e botës
1 - Fëmijët japonezë pastrojnë shkollat e tyre për një çerek ore çdo ditë sëbashku me mësuesit
2 - Çdo qytetar japonez, i cili ka një qen, duhet të mbajë me vete një qese ose çantë të posaçme për të mbledhur jashtëqitjen.
3 – Një punëtor higjene në Japoni quhet "inxhinier shëndetësor" dhe rroga e tij varjon nga 5000-8000 dollarë në muaj. Për ta fituar një profesion të tillë, duhet t’i nënshtrohesh testeve me shkrim dhe me gojë.
4 - Japonia nuk ka asnjë burim natyror dhe është e ekspozuar ndaj qindra tërmeteve në një vit e, megjithatë, është një nga vendet me ekonomi nga më të zhvilluarat në rang botëror.
5 - Hiroshima u rikthye në gjëndjen e mëparshme para se të hidhej bomba atomike në më pak se 10 vjet.
6 - Në Japoni ndalohet përdorimi i celularit në trena, restorante dhe ambjente të mbyllura.
7 - Në Japoni nxënësit mësojnë etikën e komunikimit në marrëdhëniet me njerëzit që në shkollën fillore
8 – Japonezët, edhe pse janë njerëz me të ardhura të larta, krahasimisht me vende të tjera, nuk mbajnë shërbëtorë në shtëpi. Prindërit janë të vetmit përgjegjës për shtëpinë dhe fëmijët e tyre.
9 - Norma e vonesave të trenave në Japoni është rreth 7 sekonda në vit. Ata e vlerësojnë jashtëzakonisht kohën dhe janë shumë të përpiktë në minuta dhe sekonda.
10 -. Fëmijët nëpër shkolla lajnë dhëmbët e tyre pas çdo vakti dhe kanë gjysëm ore pushim në dispozicion për të tretur ushqimin.