/ / Loja elektronike me dron kthen sherrin mes shqiptarëve e serbëve

Loja elektronike me dron kthen sherrin mes shqiptarëve e serbëve

Droni i ngritur në stadiumin e Beogradit më 14 tetor, në ndeshjen Serbi - Shqipëri është bërë subjekt i një loje të re elektronike. Loja është publikuar si aplikacion në ‘Google Play Store’ më 11 Nëntor. Ende pa kaluar java ajo është shkaruar nga mijëra përdorues të smartphonë e tableta. 2500 përdorues e kanë vlerësuar si lojë me 4 apo 5 yje. “Një dron që valëvit flamurin Autochthonous ka humbur rrugën në një stadium futbolli. Tani çmenduria fillon…” . Kështu nis përshkrimi i lojës. Në fushë janë dy skuadra, njëra me kostum të bardhë (shqiptarët) dhe tjetra me të kuq (serbët). Lojtarët me të bardha fitojnë pikë nëse se e mbajnë dronin lartë në ajër pa u dhënë mundësinë kundështarëve, të veshur me një fanellë të kuqe, që ta kapin. Kur lojëtari kundështar kërcen për ta kapur flamurin, (siç ndodhi në Beograd me mbrojtësin Mitroviç) dhe nuk arrin ta kapë atë, skuadra me të bardha merr pikë shtesë. Por në Google Play Store, kjo lojë është kthyer në një arenë sherri virtual mes shqiptarëve e serbëve. 
B.S shkruan: “Lojë tepër e mirë. Jam krenar që jam shqiptar."
SH. A: “Serbët do të plasin kur ta shohin këtë lojë."
Por përdoruesit serbë janë tërësisht të pakënaqur. Ata madje janë ankuar tek menaxherët e "Play Store". 
L.I nga Serbia, shkruan: “Ndjej keqardhje për shqiptarët dhe administratorët e ‘Play Store. Si është mundur që keni lejuar këtë lojë?"
Edhe pse një lojë e thjeshtë, subjekti mbi të cilin ajo është ndërtuar po e bën ndër lojërat më të shkarkuara nga shqiptarët. Dhe kuptohet përse...

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post