/ / Lëvizja "Dveri" nga Vranja Vuçiqit i thotë të organizoj regjistrim të popullatës në Luginë

Lëvizja "Dveri" nga Vranja Vuçiqit i thotë të organizoj regjistrim të popullatës në Luginë

Lëvizja "Dveri" nga Vranja i ka dërguar një letër kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq në të cilën vlersohet se nëse ai dëshiron të qëndroj në mbrojtje të popullatës serbe në Jug të Serbisë duhet ti bëj të paktën tri gjëra.
Sipas kësaj lëvizje, Vuçiq duhet të organizoj regjistrim të jashtëzakonshëm të popullatës në Bujanoc dhe Preshevë, me rishikim paraprak të listave zgjedhore.
Nga kryeminstri kërkohet edhe të "vendos rendin kushtetues në territorin e Tërrnocit të madh dhe Preshevë dhe ti detyroj ata të paguajnë rrymën", transmeton presheva.com.
Në fund, Dveri kërkon nga Vuçiq që ti vizitoj Serbët në Kosovë dhe Shqipëri "për të konstatuar gjendjen e drejtave të tyre njerzore" dhe të nisë një ofanzivë të fuqishme diplomatike kundër bashkësisë ndërkombëtare si dhe ndaj Tiranës dhe Prishtinës që serbët në Kosovë dhe Shqipëri të kenë së paku të drejtat e shqiptarëve që i gëzojnë në Luginë të Preshevës.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post