Ishte Kryesia e Lëvizjes Popullore e të Kosovës ajo që kishte miratuar idenë e Adnan Asllanit për stemën e UÇK-së. Në një nga mbledhjet e Kryesisë së LPK-së, ishin diskutuar të gjitha propozimet dhe ishte vendosur varianti i propozuar nga Asllani. Kjo stemë u përvetësua më pas edhe nga UÇPMB-ja dhe UÇK-ja në Maqedoni. Edhe AKSHA-ja, që Asllani e quan “ushtri interneti”, e shfrytëzoi këtë stemë.Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në fabrikë tekstili ne Zvicër. Ardhja e tyre për në Kosovë, siç tregon Adnan Asllani, aktivisti që bëri emblemën e UÇK-së, ishte përcjellë me vështërsi të njëjta sikurse armatimi që hynte për ushtarët e UÇK-së.Stema e UÇK-së, që e bëri Asllani, ishte bartur edhe nga Adem Jashari. Nuk kishte pasur kundërshtime për versionin që ishte prezantuar. Në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK) vendimet merreshin kryesisht me konsensus të plotë.“Si për ironi më kujtohet se shumë vonë, diku në verë 1998, pasi emblemat ishin shpërndarë në mesin e luftëtarëve, e ashtuquajtura Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Bukoshit kishte marrë vendim t’i aprovonte emblemat e UÇK-së” , thotë krijuesi i stemës së UÇK-së në një intervistë për gazetën “Zëri”, transmeton Titulli.Asllanit nuk kishte kërkuar askush leje, që stema që kishte krijuar të përshtatej edhe për UÇPMB-në dhe UÇK-në në Maqedoni.
Emblema e UÇK-së, pas punës njëjavoreIdeatori Asllani i ka thënë gazetës “Zëri” se stema e UÇK-së ishte dizajnuar në fund të vitit 1997.“Ishte diku fundi i vitit 1997. Isha në zyrën e redaksisë së gazetës “Zëri i Kosovës”, kur jam kontaktuar nga anëtari i Kryesisë së LPK-së, Gafurr Elshani, për të parë mundësinë e dizajnimit të emblemës së UÇK-së. Kemi biseduar edhe rreth idesë se cka do të ishte mirë të përmbante ajo etj., dhe pas një pune njëjavore kam paraqitur emblemën e dizajnuar, e cila me një shpejtësi të jashtëzakonshme do të bëhej simbol i luftës pëe liri”, është shprehur preshevari. Ai tha se kjo ishte një punë me shumë përgjegjësi për të cilën dinin shumë pak veta.
Kush është Adnan Asllani?
Adnan Asllani ka lindur para 44 vjetësh ne Strezoc të Preshevës. Aktivitetin atdhetar e ka filluar si nxënës i shkollës së mesme në Ferizaj, ku bashkë me të rinj të tjerë student, ishte aktivizuar në kuadër të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, që më vonë njihet si Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK). Në shtator të vitit 1998 bashkë me shokë të tjerë ishte arrestuar dhe dënuar me dy vjet burgim.Pas daljes nga burgu sërish ka vazhduar veprimtarinë në kuadër të po të njëjtës organizatë, duke kryesuar me Këshillin e Rrethit të Preshevës.Në prill 1993, si përfaqësues i Preshevës, ka marrë pjesë në Mbledhjen Konsultative të LPK-së që është mbajtur në Kollare të Kërçovës, ku ishin prezentë të gjithë përfaqësuesit e LPK-së nga Kosova,Maqedonia, Presheva dhe nga Dega jashtë vendit. /Titulli.com/