/ / KUQEZINJTË BARAZOJNË ME FRANCËN, KËNAQIN ME LOJËN

KUQEZINJTË BARAZOJNË ME FRANCËN, KËNAQIN ME LOJËN

Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Francës dhe Shqipërisë. Kjo ndeshje përfundoj me rezultat 1:1.
Edhe pse në fillim u parapa që kjo lojë të jetë shumë e vështirë për Shqipërinë, ajo arriti të mbajë të barabartë rezultatin e ndeshjes.
Mërgim Mavraj, në minutën e 40 të ndeshjes ka kaluar në epërsi Kombëtaren shqiptare, por më vonë në pjesën e dytë në minutën e 72, Franca barazoi rezultatin. Barazimin e Francës, ia mundësoi lojtari Antoine Griezmann. Kombëtarja shqiptare, pas kësaj ndeshje, miqësoren e radhës do ta ketë me Italinë, e cila do të zhvillohet në Gjenova pas katër ditësh, të martën. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post