/ / Kompanitë nga Bujanoci përfitojnë 36 milion dinarë subvensione

Kompanitë nga Bujanoci përfitojnë 36 milion dinarë subvensione

Përfaqësuesit e 21 subjekteve private ekonomike nga komuna e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës të cilët në bazë të konkursit të këtij viti që kanë fituar mjetet e subvencioneve për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe punësim shtesë nga ana e Trupit Koordinues sot bënë nënshkrimin e kontratës në sallën e vogël të shtëpisë së kulturë në Bujanoc.

Dhurimi i kontratave u bë nga ana e kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, kryetari i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq si dhe nga udhëheqësi i zyrës për zhvillim ekonomik nga komuna e Preshevës Ilir Sadriu.
Përfitues të subvendioneve nga Trupi Koordinues për këtë vit, 15 janë nga komuna e Bujanocit me mjete të fituara në përgjithësi 36.151.480 dinarë. nga komuna e Preshevës 5, me shumën e mjeteve të fituara afër 12 milionë dinarëve si dhe nga komuna e Medvegjës është 1 përfitues dhe ka përfituar 3 milion dinarë. Vlera totale e mjetve që kanë përfituar është 51 milionë dinarë. Zoran Stankoviq kryetar i Trupit Koordinues në këtë solemnitet tha se, buxheti i planifikuar për ndarjen e këtyre subvensione është paraparë 60 milionë dinarë, mirëpo janë ndarë 51 milionë dinarë dhe kjo shumë do të ndahet për të gjitha kompanit e përfituara në këto tri komuna.
Stankoviq shtoi se, “me këtë program Qeveria e Sërbisë nëpërmjet Trupit Koordinues synon ta ndihmojë zhvillimin ekonomik të këtyre komunave në mënyrë që ndërmarrësit e këtij rajoni të jenë konkurent, parasegjithash konkursi është i drejtuar për të stimuluar punësimin. Që nga viti 2012 që ka filluar projekti subvensionet e pa kthyeshme të të gjitha kompanive të cilat i plotësojnë kushtet, unë kam knaqësi të posaçme pasi që Bujanoci çdo vitë është duke përparuar në këtë drejtim, tha para të pranishmëve kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi. Arifi gjithashtu potencoi se, komuna e Bujanocit është duke treguar rezultate positive në aspektin e zhvillimit ekonomik, por kjonuk do të thotë se do të ndalemi me kaq. Sllobodan Drashkoviq kryetar i komunës së Medvegjës falënderoi Trupin koordinues dhe atyre që kanë punuar dhe kanë zgjedhurë këtë projekt, Ragmi Ramadani përfitues i subvensioneve nga kompania “Dekor” tha se kompania e tij ka momentalishtë 20 punëtorë, “ne do të rrisim numrin e punëtorëve dhe se ky donacion është shumë i mirë për të gjitha firmat përfituese” Udhëheqësi i zyrës për zhvillim ekonomik nga komuna e Preshevës Ilir Sadriu tha se, programi ekonomik që po zhvillohet tri vitet e fundit në këto tri komuna nga ana e Trupi Koordinues lirishtë mundë të themi se ka dhënë një kontribut të madhë në subjektetafariste, kjo ka bërë që ata të rrisin edhe numrin e punëtorëve, çka është një hap shumë pozitiv. Në tri komunat Bujanoc Preshevë dhe medvegjë nga ofertuesit e subvensioneve të përfituar nga Trupi Koordinues do të punësohen 85 qytetarë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post