Kim Mehmeti nuk mendon të hyj në politikë. Ai vazhdon të kritikoj politikanët shqiptarë në Maqedoni se nuk po mbrojnë sa duhet shqiptarët në këtë vend.
"Nëse unë do të doja të aktivizohem në politikë unë do bëhesha pjesë e një nga partitë ekzistuese. Pse? E para sepse është më e shkurtë rruga që të ndryshosh diçka sepse futu brenda dhe fillo ndryshimet dhe nëse të pranojnë dil edhe në krye të saj...nuk janë mëkat ambiciet... po të kisha ambicie politike nuk do të isha këtu", tha ai.
Mehmeti kritikoi edhe politikanët në Kosovë për shkak të mos krijimit të institucioneve për kohë të gjatë.
Ndërkohë duke folur për deklaratat për Kosovën të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd, Mehmeti tha se janë deklarata normale. Tha se Serbisë nuk i dhembën fjalët e Ramës për Kosovën por ajo që një politikan shqiptar më nuk po ndihej inferior ndaj tyre.
"Deklaratat e Ramës janë aq normale sa që s'mund të jenë më normale. Mirëpo a e dini se pse edhe te ne tingëllojnë kështu edhe te pala serbe tingëllojnë si provokim. Politikanët tanë gjithmonë janë ndjerë inferior ndaj botës, gjithmonë kanë aktruar të jenë të pëlqyer të Perëndimit, të jenë sa më kosmopolitë, sa më ëmbël t'i thonë gjanat. Edhe ne s'pari herë dëgjojmë fjalorin që është dashur ta përdorin politikanët tanë shumë më herët dhe kjo i ra në hise Edi Ramës. Mirë që e bëri këtë. Provokimi më i madh, porosia më shumë që i ka provokuar serbët iua garantoj, kam jetuar në atë mjedis ajo që ajo që ata s'pari herë panë një politikan që nuk ndihet inferior ndaj tyre bile përkundrazi, nëse jo superior ndihet i barabartë", tha Mehmeti për emisionin "Argument Plus" në RTV21.