/ / Gjykata vendos: Këshillat e shkollave në Bujanoc të kundërligjshëm

Gjykata vendos: Këshillat e shkollave në Bujanoc të kundërligjshëm

Gjykata Administrative me seli në Beograd, përkatësisht departamenti i saj në Nish këto ditë ka sjell aktgjykimin me të cilin i shpall të pavlefshme të gjitha vendimet e Kuvendit Komunal të Bujanocit të datës 21.12.2012.
Këto vendime, sipas Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), në mënyrë të kundërligjshme kishin ndërruar strukturën e këshillave të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Bujanocit.
Gjykata tashmë ka sjellur aktgjykimin për Këshillat e shkollave fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc dhe “Desanka Maksimoviq” në Bilaç.
Ndërkaq, siç njofton KKSH, shumë shpejt pritet edhe për Këshillat e dy shkollave fillore “Migjeni” në Muhoc, “Sami Frashëri” në Lluçan, si dhe të shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
Në aktëgjykimin e Gjykatës Administrative të Nishit thuhet se aprovohet ankesa e Këshillit Kombëtar Shqiptar për vendimin e Këshillit Komunal të Bujanocit numër: 02-244/12 të datës 21.12.2012.
“Me këtë vendim u dëshmua se Këshilli Kombëtar Shqiptar kishte të drejtë në kundërshtimin e procedurave dhe vendime të kundërligjshme që ndërmerreshin nga Kuvendi Komunal i Bujanocit për shkarkimin arbitrarë të Këshillave të Shkollave përkatëse e që bien ndesh me Ligjin për këshillat kombëtare të pakicave nacionale dhe Ligjin për arsimin fillorë dhe të mesëm”, thuhet në kumtesën e KKSH, transmeton Titulli.
Ky organ thekson se me këtë vendim është vërtetuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk i ka dhënë pëlqimet ndajë disa drejtorëve nga se nuk është vepruar në përputhshmëri me procedurat dhe ligjet në fuqi të cilat i ka vërtetuar edhe Gjykata përkatëse.
Këshilli Kombëtar Shqiptar do të kërkojë tashmë nga Prokuroria që këto vendime të paligjshme të anuluara, dhe zyrtarët që kanë rënë në kundërshtim me zbatimin ligjit, të ndërrmiren të gjitha procedurat e nevojshme ligjore.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post