"Po, ishin bisedime të vështira ato që i paraprinë konferencës për shtyp, prandaj biseda kokë më kokë u zgjat më shumë". Kështu i është përgjigjur Edi Rama pyetjes të lapsi.al nëse ai i kishte paralajmëruar pritësit e tij se do të fliste aq gjatë për Kosovën.
Në fakt, në takime të tilla të vështira, palët rakordojnë me njëra - tjetrën se çfarë do të flasin dhe si do t'i ulin tensionet. Pikërisht për këtë gazetari Andi Bushati e pyeti Ramën nëse ai kish pritur t'i kapte në befasi serbët dhe Vuçiçin. Në një mënyrë lakonike Rama tha se ai kish folur për këtë me kryeministrin serb, kishin debatuar dhe s’kishin rënë dakord. Ai ka përgënjeshtruar kështu zërat se Rama e ka kapur në befasi mikpritësin e tij.