Amerika u zbulua nga myslimanët, dhe jo nga Kristofer Kolombo tha Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, dhe premtoi se do të ndërtoi një xhami në Kubë nëse autoritetet e këtij vendi japin leje për një gjë të tillë.
Duke folur në mbyllje të samitit të liderëve myslimanë latino-amerikanë në Stamboll, Erdogan kritikoi kolonializmin para se t'i referohej deklaratës kontroversale rreth zbulimit të Amerikës.
"Marinarët myslimanë kishin mbërritur në brigjet e Amerikës më 1178. Në shënimet e tij, Kristofor Kolombo i ishte referuar pranisë së një xhamie në maje të një mali në Kubë", tha Erdogan, duke pretenduar se "feja islame ishte e përhapur" kur eksploruesit e parë evropianë zbuluan Botën e Re më 1492.