/ / Edhe në SHBA si në Preshevë– një person voton 20 herë [video]

Edhe në SHBA si në Preshevë– një person voton 20 herë [video]

Gazetari James O'Keefe ka bërë një hulumtim në Karolinën Veriore gjatë ditës së hënë për të parë se sa e lehtë është të votohet me sistemin amerikan.
Ai, duke folur për “Newsmax”, ka thënë se atij i janë ofruar 20 fletëvotime pasi ka vizituar më shumë se 20 qendra votimi në Karolinën Veriore, pa asnjë dokument identifikimi, por vetëm duke iu thënë punëtorëve të vendvotimeve emrin e votuesve jo-aktivë.
“Sot, para pak kohësh, lansuam një video në Karolinën veriore ku mua më janë ofruar 20 fletëvotime për të votuar. Këtë e bëra thjeshtë duke hyrë në vendvotim dhe duke dhënë emra jo-aktivë të votuesve”, ka thënë O'Keefe, filmbërës i “Project Veritas”.
“Kemi qenë në Colorado. E së fundi kemi qenë në Karolinën Veriore”, sqaron ai. “Kemi bërë që të shkarkohet nga puna një menaxher i një vendvotimi në Karolinën Veriore të premten pasi ka inkurajuar një jo-shtetas amerikan të votojë, që është vepër penale”, raporton Koha.net.
“Grupi kishte një “videograf” me një “kamerë të fshehur”... dhe po e intervistonte menaxherin në fjalë, duke i thënë se dëshironte të votonte si jo-shtetas ndërsa ai i tha, ‘Po, dua të them, patjetër. Vetëm vazhdo dhe voto’”, sqaron O'Keefe.
“Deklarata e tij, ‘vetëm vazhdo’, në shtetin e Karolinës Veriore është vepër penale për nxitje të votimit nga jo-shtetasit”, thotë ai.
Ai më tej tregon se si e kanë pyetur menaxherin “nëse do të kenë ndonjë problem me zyrtarët e imigrimit”, nëse do të votonin si jo-shtetas amerikan, por ai u tha, “Kujdes mos ju kapin”.
Por, ajo më interesantja që ka zbuluar gazetari është se si ai, përmes një kërkimi të shpejtë në internet për të nxjerrë emra votuesish jo-aktivë, ka mashtruar 20 qendra votimi duke u paraqitur me emra të ndryshëm.
O'Keefe tregon se si ka hyrë nëpër secilin vendvotim dhe krejt çka është kërkuar nga ai ka qenë emri, mbiemri dhe adresa, të dhëna që i ka nxjerrë online nga persona që nuk kanë votuar tash e një kohë të gjatë. Por, sipas ligjit të Karolinës Veriore, në vendvotime nuk është obligative të kesh me vete një dokument identifikimi.
Atij i janë ofruar 20 fletëvotime, por ai thotë se asnjërin prej tyre nuk e ka hedhur në kuti votimi, pasi që do të ishte mashtrim, megjithëse ka mundur pa ndonjë problem, raporton Koha.net.
Dhe pas 20 tentimeve të suksesshme, doli vetëm një vendvotim në të cilin punonjësit i kërkuan atij një dokument identifikimi, dhe, siç thotë O'Keefe, punëtorët e vendvotimit, duke shkelur ligjin me të kërkuar dokumentin e identifikimit, ata në të vërtetë mbrojtën një të keqe të madhe.
Kujtojmë se edhe në pothuajse secilat zgjedhje të mbajtura në Preshevë jemi përballur me raste kur një person ka votuar më shumë se 1 herë.
Të gjithë këtë proces ai e ka incizuar në video përmes një kamere të fshehtë.
Në gjithë Shtetet e Bashkuara, kandidatët po bëjnë përpjekjet e fundit për të siguruar mbështetje para zgjedhjeve të së martës për Kongresin, të cilat do të përcaktojnë se cila parti do të ketë kontrollin e secilës dhomë të Kongresit, gjatë dy viteve të fundit të mandatit të Presidentit Barack Obama. Sondazhet e fundit flasin për një elektorat që duket se anon nga republikanët, në orët e fundit të fushatës.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post