Këngëtari Floran Kondi i njohur si Dr. Flori, i cili ka ndërruar jetë sot në spitalin universitar të Tiranës, ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë i cili ka vetëm disa javë që ka lindur.
I lindur në Tiranë më 29 shkurt 1979, Flori, gjithë veprimtarinë e tij e ka zhvilluar në Tiranë.
Dr. Flori ishte themelues i grupit West Side Family, përmes të cilit edhe u bë i njohur.
Shkak i vdekjes së këngëtarit dyshohet një takikardi, ku nga konstatimi i mjekëve mund të ketë ardhur nga përdorimi i substancave narkortike. Sakaq, qendra spitalore Universitare Nënë Tereza pritet të kryejë ekspertizën, nëse familja e tij do të japë dakordësinë.
Vdekja e tij e papritur e tij, ka shkaktuar shumë keqardhje.
Kjo, jo vetëm pse ai ishte shumë i ri, por edhe për faktin se Flori ka qenë një personazh shumë i dashur për publikun. Dr. Flori ishte një ndër tre anëtarët e rep grupit shqiptar të njohur me emrin Ëest Side Family. Rolandi, Miri dhe Flori, dikur shokë në një klase, të cilët u bënë anëtarë të një prej grupeve më të njohura muzikore të Shqipërisë.