Lideri i Radikalëve të Serbisë i kthyer nga Haga para dy ditësh ka organizuar sot një tubim në Beograd, por që nuk i ka përmbushur pritjet e tij për nga masoviteti.
Përkundër të gjitha prognozave që sot do “dridhej” Beogradi, në sheshin e këtij qyteti nuk janë tubuar më shumë se 3000 qytetarë.
Me këtë rast ai përsëriti ato që tashmë dihen. Ai tha se mundi Tribunalin e Hagës, kurse presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliq e kryeministrin Aleksandar Vuçiç, vazhdoi t’i quajë tradhtarë.