/ / Brenda 30 vjetëve Evropa ka humbur 421 milion zogj

Brenda 30 vjetëve Evropa ka humbur 421 milion zogj

Evropa ka humbur brenda 30 vjetëve 421 milion zogj. Menaxhimi në ditët e sotme i mjedisit duket i pamundur për të ndalur vrasjen e shumë llojeve të zakonshme. Kjo është konstatuar në një studim të botuar ditën e hënë nga revista shkencore “Ecology Letters”.
Kjo zhdukje alarmante e faunës së zogjve evropiane është e lidhur me metodat moderne të bujqësisë dhe me zhdukjen e habitatit të tyre.
“Ky është një paralajmërim i cili vlen për të gjithë faunën evropiane. Mënyra me të cilën ne administrojmë mjedisin është e pajustifikueshme për speciet tona më të zakonshme”, shprehet Richard Gregory, i Shoqërisë mbretërore për mbrojtjen e zogjve, i cili është bashkautor i studimit.
Një rënie që arrin deri në 90% është regjistruar në llojet e zakonshme të zogjve si thëllëza gri, lauresha e fushës, harabeli dhe bregca.
Paralelisht, disa specie të rralla të zogjve kanë vënë re gjatë të njëjtës periudhë numri i tyre është përmirësuar në saj të masave mbrojtëse sipas studimit.
Shkencëtarët rekomandojnë zbatimin e shpejtë të skemave bujqësore dhe krijimin e zonave të gjelbra në mjedise urbane duke analizuar të dhënat e 144 llojeve të zogjve të 25 vendeve evropiane, të grumbulluara nga vëzhgues vullnetarë. (AFP)

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post