Rrjeti social Facebook ka rënë nga funksioni për disa minuta. Kjo ndodh rrallë dhe zakonisht ngjall reagime në mbarë botën kur Facebook nuk funksionon. Përdoruesit e rrjeteve të tjera sociale, menjëherë kanë filluar shakatë në llogari të rënies së Facebook. Facebook vetëm për një minutë ndërprerje humbet 24 mijë dollarë. Ndërprerja e saj më e fundit zgjati për 19 minuta, kështu që kompania humbi 426 mijë dollarë. Në bazë të këtyre të dhënave është e thjeshtë të mbërrish në përfundimin se Zuckerberg bëhet me dhimbje koke edhe nëse rrjeti i tij social del offline për pak minuta.