Mjeti tip Golf me targa të Serbisë VR-001-GZ ku udhëtonin 3 anëtarët e një familje është përplasur me mjetin Tip BMW me targa kosovare 0185-AF, ku udhëtonin dy djem të rinj.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën në vendngjarje tre personat në mjetin tip Golf tresh, dy prindërit me vajzën e tyre Bashkim Hamidi, Zejmihane Hamidi dhe Emrushe Hamidi. nga Presheva.
Dy personat e plagosur nga Drenica, janë dërguar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit dhe janë në gjendje të rëndë.
Policia po këqyrë vendin e aksidentit për të zbardhur shkaqet.
Aktualisht, edhe qarkullimi i automjeteve në vendin e aksidentit është bllokuar, pasi ura është e njëkahshme. Ekspertët po punojnë për lëvizjen e automjeteve.