/ / 70 vjeçari nga Mitrovica gjen portofolin me dokumente dhe 500 euro, ia dorëzon menjëherë Policisë

70 vjeçari nga Mitrovica gjen portofolin me dokumente dhe 500 euro, ia dorëzon menjëherë Policisë

M. ZH. 70 vjeçar nga Mitrovica, ka gjetur të premten në rrugë - afër sheshit “Safet Boletini” në Mitrovicë - një portofol me shumë e parave prej 500 euro, si dhe dokumente të ndryshme personale të pronares që kishte raportuar një ditë më parë një vjedhje. Për këtë i kishte informuar menjëherë zyrtarët policorë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se shuma e parave dhe dokumentet tjera janë vërtetuar se i përkisnin rastit të një dite më parë të raportuar si vjedhje.
“Portofoli dhe dokumentet tjera, sipas procedurave, i janë kthyer ankueses së rastit, e cila ka falënderuar qytetarin për gjestin human”, ka thënë mes tjerash Zahiti.
Sipas tij, në portofol përveç parave janë gjetur edhe foto familjare, tri kartela shëndetësore, dy kartela të sigurimit të automjetit, dy kartela të bankës, nëntë kartela të dyqaneve, një kartele fitnesi, një kartele e Kryqit të Kuq, si dhe një kartele e dhënies vullnetare të gjakut.
Zahiti gjithashtu ka falënderuar qytetarin për bashkëpunim me Policinë dhe veprimin e ndërgjegjshëm të tij.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post