/ / Tirane: Monumenti i “ Pavarësisë” kushtoi 450 mijë euro, por vidhet nga të miturit

Tirane: Monumenti i “ Pavarësisë” kushtoi 450 mijë euro, por vidhet nga të miturit

Dhunuesit e memorialit të “Pavarësisë” janë dy të mitur. Duket se ata e kanë kthyer në biznes, heqjen e pllakave të bronzit dhe shitjen e tyre për skrap. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës thonë se autorët e ngjarjes janë identifikuar dhe ndaj tyre nisi procedimin penal në gjendje të lirë.
Gjithashtu bëhet me dije se të miturit me inicialet F.P., dhe A.S., përkatësisht 13 e 12 vjeç, banues në Kodër Kamzë, Tiranë,  u arrestuan në flagrancë një ditë më parë, rreth orës 14.00, te ”Parku Rinia”.  Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata u kapën duke tentuar të vidhnin pllakat prej bronzi të memorialit të “Pavarësisë”.
Ka dyshime se  të miturit, janë autorët e ngjarjes së ndodhur më datë  19 korrik 2014. Një pllakë e bronztë e këtij monumenti, ka kushtuar 380 euro dhe në pikat e skrapit është shitur vetëm 2000 lekë të reja. Në total ai ka kushtuar rreth 450 mijë euro dhe tashmë po kthehet në një objekt zhvatjesh . 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post