/ / Tensionimet shqiptaro-serbe më së rëndi i përjetonë Lugina

Tensionimet shqiptaro-serbe më së rëndi i përjetonë Lugina

Situata politike dhe ajo e sigurisë për shqiptarët në Serbi, pas përballjes së kombëtareve në futboll dhe ngjarjeve që pasuan gjatë saj, duket jashtëzakonisht e rënduar.
Njohësit e gjendjes në Luginë e kanë vlerësuar këtë situatë si më të rëndën gjatë gjashtëdhjetë viteve të fundit. Ndërkohë, deputeti Riza Halimi, pret nga takimi Rama – Vuçiq një qasje pozitive për përmirësimin e raporteve ndëretnike.
Shqiptarët në Serbi ndonëse të përballur me diskriminim shtetërorë serb, që pas përballjes së kombëtareve në futboll dhe ngjarjeve që pasuan gjatë saj, janë bërë viktima të huliganizmit dhe vandalizmit nacionalist të shfrenuar serb.
Armend Aliu, njohës i situatave politike dhe të sigurisë vlerëson se tensionimet e shkaktuara më së rëndi i përjetojnë shqiptarët.
Aliu, vlerëson  se tensionimet e shkaktuara më së rëndi i përjetojnë shqiptarët në përgjithësi e veçanërishtë ata në Luginë. Ndeshja e kombëtareve pa dyshim se e ka tensionuar gjendjen, gjë që ka ndikuar në ftohjen e raporteve ndërnacionale.
Deputeti popullorë Riza Halimi, situatën aktuale e ka vlerësuar si më të rëndën në gjashtë dekadat e fundit.
Deklaratat e kryeministri serb Vuçiq, lidhur me vizitën e kryeministrit shqiptarë Edi Rama në Beograd, deputeti Halimi i vlerëson tejet nën nivel për sa i përket frymës së bashkëpunimit ndër rajonal.
Takimi Rama – Vuçiq, sipas Halimit, do të duhej të ndikonte në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në përgjithësi në Serbi e veçanërisht në tri komunat e Luginës, në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë./RTK/

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post