/ / Shqiptarët e Luginës nuk sulmojnë por ndihmojnë

Shqiptarët e Luginës nuk sulmojnë por ndihmojnë

Edhe përkundër faktit se ndeshja Sërbi-Shqipër nuk ka më shumë se një javë, ku rreth 40 mijë serb kërkuan vdekjen e shqiptarëve, dhe më pak se një javë kur huliganët serb sulmuan dy të rinjë shqiptarë, sot në mes të Bujanocit të rinjtë shqiptarë jo që nuk i bënë keq një sërbi nga Beogradi por përkundrazi ata e ndihmuan që vetura e tij e cila kishte ngelur në një gropë ta nxjerrin duke i siguruar çdo llojë ndihme të mundshme.
Edhe pse sot ishte ditë tregu dhe qendra ishte përplotë me sërb dhe shqiptarë, asnjë nga nacionaliteti serb nuk e mori mundin që të paktën të afrohet dhe ta pyes ngasësin e automjetit nga Beogradi për ndihmë. Mediat serbe në shum raste raportojnë për teroristë në fshatin Konçul dhe vendbanimet tjera shqiptare të Bujanocit, ishin dy të rinjtë nga Konçuli të cilët ndalun makinën në mes të rrugës për ta ndihmuar sërbin nga Beogradi për të nxjerrur makinën nga gropa, Kjo është edhe një dëshmi se shqiptarët e Luginës, jo që nuk janë terroristë, kriminelë, kontrabandues, por ata janë njerëz human dhe mikpritës, për të cilët nuk ka rëndësi feja apo kombi.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post